Fjalë Kyçe

Simiq: Bashkë me Vuçiqin do të luftojmë për secilin serb në Kosovë

Simiq: Bashkë me Vuçiqin do të luftojmë për secilin serb në Kosovë

Zëvendëskryetari i Listës Serbe, Igor Simiq, përkujtoi arrestimin e drejtorit të Zyrës së ashtuquajtur për Kosovën, Marko Gjuriq, një vit më parë pasi hyri pa leje në Kosovë.

Ai ka thënë se Prishtina zyrtare tregoi se dëshiron lëvizje të njëanshme për të zgjidhur çështje të hapura midis serbëve dhe shqiptarëve, por siç tha ai në dëm të popullit serb.

“Në ditën e sotme të vitit të kaluar ‘u rrëmbye’ edhe Gjuriq, ndërsa me forcë brutale u rrahën ‘përfaqësuesit ligjorë dhe legalë’ të popullit serb, ministrat, deputetët, kryetarët e komunave, të gjithë anëtarët e Listës Serbe, të cilët ishin të bindur se mund të bisedonin në mënyrë paqësore për të ardhmen e marrëdhënieve serbo-shqiptare”, ka thënë Simiq për Tanjug.

Simiq ka shtuar se gjithçka është bërë me qëllim të rrezikimit të sigurisë së qytetarëve, siç theksoi “brenda kuadrit të gjithë veprimit, planit për të trembur serbët në veri të Kosovës që të largohen vetë nga zona”.

“Asnjëherë nuk do të pajtohemi me një plan të tillë. Ky është vendi ynë, ne qëndrojmë këtu dhe nga këtu nuk ka kthim prapa. Ne do të vazhdojmë të luftojmë bashkë me vendin tonë Serbinë, qeverinë dhe presidentin Aleksandar Vuçiq për çdo serb në Kosovë”, ka thënë Simiq./Telegrafi/