Fjalë Kyçe

Simptomat e Korona Virusit të ri: Kur duhet të kërkoni ndihmë?

Simptomat e Korona Virusit të ri: Kur duhet të kërkoni ndihmë?

Cilat janë shenjat treguese se ndoshta jeni infektuar me korona virusin e ri SARS-CoV-2 dhe vuani nga sëmundja COVID-19? Lista e simptomave akute është e shkurtër të cilët mund të shfaqen nga dita e dytë deri teke 14’ta pas ekspozimit ndaj virusit.

Aftësia e të identifikuarit të këtyre simptomave dhe veprimi sipas tyre kur ka nevojë është kritik. Ja çfarë ju duhet të dini.

Ethet janë simptomë kryesore sipas ekspertëve. Mos u habitni pas numrave, por dijeni se nuk janë ethe me të vërtetë derisa temperatura e juaj trupore nuk arrin së paku 37.7 Celsius për të rriturit si dhe adoleshentët.

Ku kontrolloni për temperaturë, mos u bazoni në matjet e tyre në mëngjes. Në vend kontrolloni temperaturën matni në pas dite dhe në mbrëmje.  Ka shumë keqkuptime rreth etheve. Temperatura ditore mesatare  trupore është 37 gradë Celsius dhe mund të rritet mjaft gjatë ditës, mund të rritet edhe për pak gjatë ditës. Një prej paraqitjeve më të zakonshme të etheve është se temperatura rritet pasdite dhe në mbrëmjen e hershme.

Kolla është një tjetër simptomë kyçe, por nuk është çfarëdo kolle. Ajo duhet të jetë një kollë e thatë që ju e ndieni në gjoks. Nuk është një grithje në fyt, nuk po pastroni fytin. Nuk është vetëm një irritim, nuk nxirret asgjë jashtë. Kolla është e bezdisshme, vjen nga dërrasa e kraharorit dhe ju e dalloni se tubat bronkial kanë inflamacion dhe pezmatim.

Vështirësitë në frymëmarrje mund të jenë e treta- dhe shumë e serioze- e manifestimit të Covid-19, dhe mund të ndodhë vetvetiu, pa kollë. Nëse gjoksi juaj shtrëngohet dhe nisni të ndiheni sikur nuk mund të frymoni thellë dhe nuk po merrni ajrin e mjaftueshëm , kjo është një shenjë thonë ekspertët. Sipas tyre shenja të emergjencës janë edhe “dhimbja e vazhdueshme dhe presion në gjoks”, “buzë dhe fytyrë e mavijosur” që është shenjë e mungesës së oksigjenit- çdo habi mendore e menjëhershme apo letargji dhe paaftësi e zgjimit.

Nëse i ndieni këtë menjëherë kërkoni ndihmë dhe kontaktoni institucionet shëndetësore.

Kjo treshe e simptomave nuk janë shenjat e vetme të sëmundjes që janë parë tek rastet me Covid-19. Shumë simptoma tjera që i ngjajnë gripit, si kokë dhimbjet, çështje të tretjes, dhimbje trupore dhe lodhje, që mund të jenë të rënda. Edhe simptoma tjera mund të i ngjajnë alergjive dhe gripave, siç është hunda rrjedhëse, fyt i pezmatuar apo teshtitja.

Me shumë gjasë, ekspertët thonë se thjeshtë jeni ftohur apo gripin – dhe këto shkaktojnë ethe dhe koll po ashtu. Një shenjë që ju mund të jeni infektuar me SARS-CoV-2 është nëse simptomat e juaja, posaçërisht vështirësia në frymëmarrje, nuk është përmirësuar pas një jave por janë përkeqësuar.

Simptoma të pazakontë dhe ndoshta shenjë e hershme për infektim me korona virusin e ri ishte identifikuar rishtas nga Akademia Amerikane e Otorinolaringologjisë. Në një deklaratë në ueb faqen e tyre, ata thanë se simptoma si anosmia apo mungesa e nuhatjes si dhe dysgeusia apo mungesa e shijes, duhet të renditen për identifikim të mundshëm të infektimit me SARS-CoV-2.

Është ditur me kohë se humbja e menjëhershme e papritur e nuhatjes mund të lidhet me infeksione të traktit respirator të shkaktuar nga lloje tjera të korona viruseve.

Pra, çfarë duhet të bëni? Deri tani udhëzimet janë, nëse nuk ndryshojnë, se nëse i keni këto simptoma që janë të ngjashme me ato të një ftohje apo nëse janë simptoma të lehta apo të mesme, rrini në shtëpi dhe provoni t’i menaxhoni ato me pushim, hidratim dhe përdorni ilaçe (paracetamol apo acetaminophen)

Kjo këshillë nuk vlen për ata mbi moshën 60 vjeç, pasi imuniteti dobësohet me moshë apo nëse jeni shtatzënë- kushdo me brengë rreth korona virusit duhet të kontaktoj profesionistët shëndetësor.

Nëse nuk i keni këto simptoma, mos kërkoni testim apo shtoni mundin tek qendrat e thirrjeve për testim në klinika, spitale e të institucione të relevante, thonë ekspertët.