Fjalë Kyçe

Sinani: Beogradi zyrtar po largon investitorët e huaj nga Presheva

Sinani: Beogradi zyrtar po largon investitorët e huaj nga Presheva

Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani në emisionin “KALLXOPernime”, ka shpalosur projektet të cilat janë prioritet i saj dhe koalicionit qeverisës për këtë komunë.

“Furnizimi me ujë të pijes, menaxhimi i mbeturinave dhe hapësirat publike, por edhe një administratë transparente, digjitalizimi i administratës që shërbimet elektronike të kenë qasje qytetarët e Preshevës edhe nga shtëpitë e mos të presin në takime të stërzgjatura në drejtori apo administratë”, u shpreh ajo.Sinani përmendi edhe zhvillimin ekonomik e që në këtë aspekt theksoi numrin e lartë të papunësisë në Preshevë.

“Shkalla e papunësisë është 70 për qind dhe pavarësisht pozitës gjeostrategjike që gjendet Presheva, përpos ndihmave nga diasporës dhe biznesëve të vogla, bujqve, blegtorëve që zhvillojnë ato veprimtari, ne nuk kemi mundësi të tjera për të zhvilluar ekonomikisht komunën e Preshevës. Bizneset tona vendore, për të marrë subvencione përkatëse në Qeveri janë të përjashtuar ndihma siç marrin ato në Serbi, po ashtu edhe tërheqja e investitorëve të huaj. Po të vije një investitor i huaj në Preshevë, nga Beogradi zyrtar po të shkojnë ata investitorë të investojnë në komuna tjera, subvencionohen me 5 mijë deri 10 mijë euro për një vendpune kurse në Preshevë po të vijnë nuk i subvencojnë”, shtoi kryetari Sinani.