Fjalë Kyçe

Sindikata e Judikaturës merr vendim për grevën

Sindikata e Judikaturës merr vendim për grevën

Sindikata e Judikaturës ka marrë vendim që të shtyjë grevën.

Kryetari i kësaj sindikate ka bërë të ditur për KTV se kanë kërkuar nga grupet punuese të Qeverisë dhe Parlamentit që punonjësit e gjykatave dhe prokurorive të vlerësohen me koeficient të dinjitetshëm.

“Sindikata mori vendim që greva të shtyhet. Sindikata kërkon nga grupet punuese të Qeverisë dhe Parlamentit që punonjësit e gjykatave dhe prokurorive të vlerësohen me koeficient të dinjitetshëm dhe real duke vlerësuar edhe pozicionet shumë delikate dhe punët specifike. Sindikata kërkon që të vlerësohet edhe propozimi dhe kërkesa e Ministrisë së Drejtësisë për rritjen e koeficientit për 25 për qind për stafin administrativ dhe të kenë një trajtim të veçantë në ligj”, ka thënë Rusinovci.