Fjalë Kyçe

Sindikata nxjerr fakte të reja inkriminuese të menaxhmentit të RTK-së

Sindikata nxjerr fakte të reja inkriminuese të menaxhmentit të RTK-së

Kryesindikalisti Fadil Hoxha po vlerëson se edhe në padinë e dytë për paligjshmërinë e përzgjedhjes se dy zv.drejtorëve gjeneral (Mentor Shala dhe Lorik Arifaj), drejtorit të RTK-TV-së (Festim Kabashi) dhe atij të RTK-Radios (Ernest Luma), Inspektoriati i Punës i jep të drejtë Sindikatës duke mos e kontestuar faktin se është shkelur Kontrata Kolektive, shkruan Syri.net Kosova.

Mirëpo, sipas tij çuditërisht heziton me nxjerrë vendim me arsyetimin se nuk është çështje për Inspektoriat të Punës.

“Kjo po e dëshmon se RTK-ja është duke u udhëhequr nga një Menaxhment në tërësi i paligjshëm. Përgjegjësia për tolerimin e kësaj paligjshmërie bie mbi Kuvendin e Kosovës i cili duhet të veprojë me urgjencë.”, ka shkruar Hoxha në reagimin e tij në Facebook.