Fjalë Kyçe

Sipas Fitore Pacollit, kështu do të përfundoj Shpend Ahmeti

Sipas Fitore Pacollit, kështu do të përfundoj Shpend Ahmeti

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, mysafire në emisionin FRONTAL të T7, ka komentuar angazhimin e Shpend Ahmetit në ekipin negociator për dialogun me Serbinë, që ajo i është referuar ‘i ashtuquajturi ekip negociator’.

Ajo ka thënë se Hashim Thaçi do ta paërdor Shpend Ahmetin për aq sa i duhet dhe në fund do ta hedh ashtu siç ka vepruar edhe me ish-deputeten e LVV-së, Alma Lama, të cilën e ka shkarkuar nga pozita e ambasadores në Itali.

Pacolli ka thënë që kjo është e pritur nga një president si Thaçi, mirëpo është e habitur që Shpend Ahmeti e ka pranuar një detyrë të tillë.

“Kam besuar që Shpend Ahmeti është më i menqur që ta kuptojë praktiken e vazhdueshme të Thaçit për përdorimin e njerëzve, aq sa i duhen”, ka thënë Pacolli në FRONTAL.