Fjalë Kyçe

Situatë alarmante në Maqedoni të Veriut/ 19 të vdekur nga COVID-19 brenda një dite

Situatë alarmante në Maqedoni të Veriut/ 19 të vdekur nga COVID-19 brenda një dite

19 persona kanë vdekur si pasojë e infektimit me COVID-19, gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut.

Ministria e Shëndetësisë në këtë vend ka njoftuar se nga 2 mijë e 547 testime, 333 mostra kanë rezultuar pozitive me koronavirus.

Brenda këtij intervali kohor, janë shëruar 309 pacientë të cilët ishin të infektuar me këtë virus.

Momentalisht, numri i rasteve aktive në Maqedoni të Veriut është 8 mijë e 398.

Deri më tani, janë kryer gjithsej 1 milion e 467 mijë e 751 teste të COVID-19 në Maqedoni të Veriut. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me koronavirus që nga fillimi i epidemisë është 215 mijë e 9, numri i pacientëve të shëruar është 199 mijë e 64 dhe numri i vdekjeve është 7 mijë e 547.