Fjalë Kyçe

Situatë e rënd me borën në disa fshatra të Prishtinës

Situatë e rënd me borën në disa fshatra të Prishtinës

Bujar Abazi, inspektor në Komunën e Prishtinës, e që merret me çështjen e pastrimit të rrugëve gjatë verës, ka thënë se reshjet e dendura të borës në dy ditët e fundit kanë shkaktuar telashe në qytet dhe fshatrat e Prishtinës.

Ai ka thënë se në qytet trashësia e borës ka arritur në 25 centimetra, ndërsa në fshatra deri në 40.

“Kanë shkaktuar probleme menjëherë dhe ishim të gatshëm për intervenim, por sasia e dendur e menjëhershme krijon telashe në komunikacion. Në fazën e parë dhe emergjente e kemi pastrimin e rrugëve, hedhjen e kripës për shkrirjen më të shpejtë. Kjo fazë zbatohet gjatë natës, e me fuqi fizike e makinerike në mëngjes nisim për trotuare”, ka thënë ai për KTV-në, pas ankesave të qytetarëve që trotuaret nuk ishin pastruar.

Sipas tij, në hapësirat urbane trotuaret janë të pastruara, ndërsa ka theksuar se në fshatra mund të ketë pasur më shumë vonesa.

Në pjesën urbane janë gjashtë kompani me rreth 200 punëtorë që kujdesen pas reshjeve të borës. Abazi ka thënë se sivjet u ka rënë të punojnë pa orare deri në normalizim të gjendjes.