Përplasja e kryeministrit dhe e presidentit sipas njohësit të çështjeve politike Ramush Tahiri nuk është shpërfaqur vetëm tash, por ka ekzistuar qysh moti, ndaj gjasat janë minimale që mes tyre të gjendet një gjuhë e përbashkët për temën e kufijve dhe të taksës. Nga kjo situatë, siç Tahiri është shprehur, nuk mund të ketë dy fitues, shkruan Gazeta “Zëri”.
“Kjo nuk mund të zgjidhet me kompromis. Këtu ose do të fitojë njëri, ose do të fitojë tjetri. Nuk mund të fitojnë të dytë”, ka theksuar ai.
Zhvillimet e tilla, sipas tij, i sjellin efekte negative shtetit të Kosovës.
“Natyrisht që për Kosovën po ndikon negativisht, sepse Kosova është izoluar. Po i shohim sanksionet që po vijnë dalëngadalë edhe prej SHBA-së, edhe prej BE-së. Kjo është fakt që Kosova nuk po flet me një zë dhe s’po ka politikë unike”, është shprehur Tahiri.