Fjalë Kyçe

S’ka më ekspozim të mallrave në rrugët e Prishtinës, ose do gjobiteni

S’ka më ekspozim të mallrave në rrugët e Prishtinës, ose do gjobiteni

Së shpejti në kryeqytet nuk do të ketë më mallra të ekspozuara nëpër trotuare dhe hapësira të ndryshme.

Kështu ka bërë të ditur drejtori i Inspeksionit në Komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri.

Ai ka njoftuar se shumë shpejt do të merren masa për personat që bëjnë këso veprime.

“Ekspozimi i mallrave nëpër trotuare dhe në hapësirë publike – është i ndaluar.

Shumë shpejt do të kemi aksione të organizuara nëpër lagje, për të ndërmarrë masa ndaj secilit biznes që bën shkelje të tilla”, ka shkruar Tahiri në Facebook.