Fjalë Kyçe

S’ka qetësi mes Luizit dhe Kiarës, sërish përplasen për raportin e tyre

S’ka qetësi mes Luizit dhe Kiarës, sërish përplasen për raportin e tyre

Përplasen sërish Luizi dhe Kiara për marrëdhënien e tyre.

Luiz Ejlli dhe Kiara Tito vazhdojnë të jenë temë diskutimi sa i përket raportit të tyre.

Së fundmi në një bisedë që kanë bërë së bashku, këngëtari nga Shkodra i ka bërë një kërkesë.

Ai kërkon që pas gjithë vëmendjes që i jep Titos, kujdesit, dashurisë, shprehjes së ndjenjave, të ketë ta paktën një përqindje të vogël në shkëmbim.

“Merr kohën tënde, më studio nga larg, kur të ndihesh ndryshe dhe të kesh diçka për të më dhënë unë këtu jam”, tha ai.

Kjo duket se nuk u prit mirë nga prezantuesja, e cila theksoi se nëse dëshiron që t’i ketë gjërat shpejt, kjo nuk do të ndodh.

“Pse e vë veten në këtë pozitë. Ti e ke parë që unë të pëlqej. Atëherë çfarë do, i do gjërat shpejt. Nuk vijnë gjërat shpejt nga unë. Harroje atë pjesë”, ka thënë ajo.

Megjithatë, pritet të shihet në vazhdim se si do të rrjedhë marrëdhënia e tyre.