Dëmtimi i lumenjve përveç që ka dëmtuar jashtë mase botën ujore, duket se tani po dëmton edhe botën shtazore.
Një rast i tillë ka ndodhur në fshatin Dobrushë të Prizrenit, ku dyshohet se dy lopë pasi kanë pirë ujë në Lumbardh kanë ngordhur, raporton Portali.info.
Sipas banorëve të fshatit, me datën 31.08.2019, gjatë orëve të mbrëmjes lopët e fshatit Dobrusht kanë pirë ujë në vendin ku dhe kanë ngordhë para disa ditëve peshqit.
Kryetari i Federatës të Peshkatarëve të Kosovës, Bashkim Krasniqi ka thënë për Portali.info se janë në zhdukje shumë specie të peshqve, e më së shumti në Trofta Autoktone.
Poashtu në Lumbardh të Prizrenit dyshohet se kanë ngordhur rreth 12 tonë peshq. Kjo për shkak të kimikateve dhe mbetjeve që hudhen aty.
“Kemi rastin në Lumbardh të Prizrenit, aty ku bashkohet Lumbardhi me Drinin e Bardhë, deri në 12 ton peshq kanë ngordhur” ka thënë Krasniqi.
Krasniqi më tej ka shtuar se i ka dërguar edhe mostrat në institucionet përkatëse por nuk ka marrë ndonjë përgjigje konkrete nëse është dënuar dikush apo çfarë ka ndodhur realisht me ato raste.