Fjalë Kyçe

Skandal tjetër në QKUK, grave shtatzëna u kërkohet të blejnë doreza dhe ampula

Skandal tjetër në QKUK, grave shtatzëna u kërkohet të blejnë doreza dhe ampula

Gjendja e keqe në shëndetësinë kosovare dëshmohet me realitetin e vrazhdë në Qendrën Klinike Universitare. Më herët është raportuar sesi pacientëve dhe familjeve të tyre u kërkohet të blejnë madje edhe gjërat elementare si penjtë.

Një gjendje aspak më e mirë nuk është as në Klinikën e GJinekologjisë. Aty po u kërkohet grave shtazëna të blejnë doreza sterile dhe ilaçe që kërkohen për rastet e intervenimeve mjekësore.

Këtë fakt e ka sjell mjeku Jusuf Ulaj dhe shumë të tjerë në llogaritë e tyre në Facebook.

‘Përfytyroni stresin e një gruaje të re që pret lindjen e fëmiut të parë. Shkon në institucion publik dhe paraprakisht e ka informatën se duhet të blej edhe dorëza për personelin shëndetësor. Kjo gjendje emocionale nuk përshkruhet me fjalë, por përjetohet nga ato që kanë nevojë. Qeveria me mendje te milionat e asfalti dhe ministri i shëndetësisë me “reforma” e pallavra në facebook’, ka shkruar Ulaj në llogarinë e tij.