Gruaja që është bërë sinonim i vuajtjes në Gjakovë, Ferdonije Qerkezi, ka rrëfyer në emisionin “Blic Interview me Astrit Gashin” për humbjen e gjithë familjes së saj nga forcat e ushtrisë serbe gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Ajo ka thënë se nga shteti merr vetëm 250 euro në muaj, derisa shton se iu është ndërprerë ndihma sociale.
“Unë i marr vetëm 250 euro ndihmë nga shteti dhe kam një qira prej 150 euro. Me ato që marrë nga qiraja mbijetojë, por nga Qeveria, Kuvendi nuk marrë asnjë ndihmë”.
“Kur kam filluar ta marrë këtë shumë më kanë ndërprerë socialin prej 65 euro në muaj, edhe pse e kam pasur të garantuar që ta marrë për 5 vjet e kam marrë për 3 vjet dhe ma kanë ndërprerë”.
Ajo ka thënë se për të mbijetuar i ndihmojnë edhe familjarët.
“Kam vëllezër që më ndihmojnë disa në Gjakovë dhe Prishtinë. Njëherë për njëherë jam mirë. Kam dëshirë vetëm të më vizitojnë njerëzit. Kudo që shkoj nëpër mjek si në Gjakovë ashtu edhe në Prishtinë më përkrahin nuk më lënë me prit në rend”.
Qerkezi ka edhe probleme shëndetësore por thotë se dhimbja më e madhe mbetet familja.
“Me shëndet, në fizik jam mirë por brenda copa-copa. Vuaj nga sheqeri, tensioni, dhimbje në trup, por edhe me dhimbje të madhe të familjes. Kështu që mos vet ku mbeten çka u bë me ta çfarë risie po na vjen s`di çka të them me tepër”, ka thënë ajo në Blic Interview.