Fjalë Kyçe

Skandaloze: Ish-ministri që u quajti masakrën e Reçakut trillim, regjistrohet si deputet

Skandaloze: Ish-ministri që u quajti masakrën e Reçakut trillim, regjistrohet si deputet

Ish-ministri skandaloz i Administratës dhe Pushtetit Lokal, Ivan Todosijevic, që u dënua me 2 vjet burgim pasi e quajti masakrën e Reçakut një trillim, do të jetë deputet në Kuvendin e Kosovës.

Todosijevic i cili i quajti shqiptarët si terroristë dhe se masakra e Reçakut është një trillim, është regjistruar sot si deputetë nga ana e Listës Srpska.

Ish-ministri serb është regjistruar si deputet i Kuvendit të Kosovës së bashku me 9 deputetë tjerë të Listas Srpska, sipas një njoftimi  të partisë së këtyre, shkruan Gazeta Metro.

Todosijevic u dënua me dy vjet burgim efektiv nga Gjykata Themelore e Prishtinës, pasi është gjetur fajtor për një deklaratë të dhënë vitin e kaluar me të cilën e quante trillim masakrën e Reçakut të 15 janarit 1999 ku forcat serbe vranë 45 civilë shqiptarë.

E ky dënim ngjalli reagime të ashpra nga Beogradi, ku presidenti Aleksandar Vucic dhe i dëbuari nga Kosova, Marko Djuric i dolën në mbrojtje Todosijevicit, duke ripërsëritur deklaratat se gjithçka që ndodhi në Reçak ishte trillin dhe duke mbrojtur kriminelët serbë, shkruan Gazeta Metro.

Kurse nga Kosova, reagime ndaj Vucicit e Djuricit pati nga presidenti Thaçi, i cili tha se serbët akoma po i mbrojnë krimet e Milosevicit dhe kjo është një turp. Njëjtë si Thaçi reaguan edhe Albin Kurti, Ramush Haradinaj dhe zyrtarë të lartë të shtetit kosovar.

Kujtojmë se Todosijevic ishte ministër ka shpenzuar 8 mijë e 471 euro në ushqim, mëditje, akomodim në hotele, bileta aeroplani, taxi dhe viza.

Po ashtu Lista Srpska do të jetë për herë të parë në Kuvendin e Kosovës me 10 deputetë, ku ata janë Igor Simicit, Zoan Mojsilovic, Miljana Nikolic, Slavko Simic, Ivan Todosijevic, Jasmina Dedic, Verica Qeranic, Milos Perovic, Branislav Nikolic dhe Lubinka Karadjic.