Fjalë Kyçe

Mësohet arsyeja e rrahjes: Familjarët e zënë kryefamiljarin me të dashur – atë e bëjnë për spital

Mësohet arsyeja e rrahjes: Familjarët e zënë kryefamiljarin me të dashur – atë e bëjnë për spital

Mësohet nga burime të sigurta se bëhet fjalë për një rast familjar.

Burimet për IndeksOnline thonë se familjarët e kanë zënë kryefamiljarin e tyre me të dashur.

Për këtë arsyeje, dy persona, një grua dhe një burrë, shihet duke e rrahuar një vajzë të re në rrugë.

Gazeta po ashtu mëson se personat në video janë arrestuar nga Policia e Kosovës të cilët arritën në kohë në vendin e ngjarjes.

Në videon dëgjohet gruaja duke thënë “a merresh me babë temin”.

Një burrë dhe një grua rrahin një vajzë në Pejë, kështu shihet në një video të dërguar në redaksinë e Gazetës Express.

Ndonëse ende nuk dihet arsyeja e kësaj rrahje, nga Policia e Kosovës në rajonin e Pejës thanë se rasti deri në këto momente nuk është raportuar në Polici.

“Nuk ka ndonjë informacion për këtë rast, deri tani nuk është raportuar asgjë”, tha zëdhënësi i Policisë, Driton Rugova.