Fjalë Kyçe

Zyrtari policor bën thirje për të dalë në protestë kundër deputetes së Vetëvendosje

Zyrtari policor bën thirje për të dalë në protestë kundër deputetes së Vetëvendosje

Vedat Rama, zyrtar policor, ka shpërndarë një njoftim në të cilin bëhet thirrje për një protestë kundër deputetes së LVV-së, Fatmire Kollçaku.Ende nuk dihet nëse kjo protestë do të mbahet ashtu siç po kërkohet në Facebook për më 22 shkurt.

KALLXO.com ka kërkuar sqarime nga Policia e Kosovës nëse i njëjti si zyrtar policor ka të drejtë të bëjë thirrje për protestë por nuk ka marrë ndonjë përgjigje zyrtare për këtë çështje.

Ditëve të kaluara, deputetja e LVV-së Fatmire Mulhaxha-Kollçaku kishte postuar në profilin e saj në Facebook një citat të një analisti politik të Beogradit, i cili kishte lavdëruar Albin Kurtin duke e cilësuar si një ndër më të fortët në përballje me Serbinë dhe se i njëjti “nuk kishte dosje kriminale të UÇK-së”.Një postim të tillë Mulhaxha e kishte fshirë nga rrjeti social më pas.Në Facebookun e zyrtarit policor Vedat Rama shihet edhe një fotografi e publikuar nga një person tjetër me mbishkrim “Me Kadri Veselin kryeministër” postim ky i publikuar më 5 shtator 2019.