Fjalë Kyçe

Skënderaji bëhet me varreza të qytetit

Skënderaji bëhet me varreza të qytetit

Komuna e Skënderajt ka bërë zgjedhjen e lokacionit për vendosjen e varrezave të qytetit në varrezat e dikurshme të dëshmorëve të fshatit Polac, ku edhe kanë filluar punimet.

Ndërhyrjet që po bëhen përfshijnë rregullimin e rrethojave, parkingut, shtegu për këmbësorë, si dhe një abdes hane.

Deri tash, varrezat e qytetit kanë qenë afër fabrikës së municionit, që tash po thuhet se nuk ka hapësirë të mjaftueshme, njofton Klankosova.tv.

Leotrim Sahiti, Shef i Kabinetit të Kryetarit të Skënderajt tregoi për Klan Kosovën arsyet e përzgjedhjes e këtij vendi nga pushteti lokal si dhe detajet e këtij projekti.

“Ky lokacion është përzgjedhur për shkak që brenda qytetit nuk ka lokacion të mjaftueshëm për varreza. Plani dinamik për këtë projekt është 90 ditë punë kurse kostoja e projektit kap shumën prej 54 mijë euro” tha ai.

Qytetarët i gëzohen këtij projekti por kanë pak ankesa për largësinë e varrezave, por gjithashtu është shumë i nevojshëm sepse i përmbushë nevojat e tyre.