Fjalë Kyçe

Skivi ka një lajm të mirë për fansat

Skivi ka një lajm të mirë për fansat

Skivi duket mjaft i angazhuar në punët për projektin e ri.

Reperi që konfirmoi se vet po vjen me album, duket se po punon në këtë drejtim.

Një postim në rrjetin social Instagram e shfaq atë duke punuar në studio.

Kujtojmë se Skivi bëri të ditur largimin nga Babastars kohë më parë, teksa mbeti pezull emri i labelit dhe e gjithë veprimtaria, duke parë se aksionarë ishin pothuajse të gjithë antarët.

Nuk dihet ende se çka do të sjell Skivi, por pritet ndonjë këngë ritmike.

Reperi ka konfirmuar se gjatë këtij viti do të vijë me album të ri i cili do të shoqërohet me disa klipe. Bashkpuntorët e tij muzikorë janë DJ Drop G e të tjerë.