Feronikeli ka përbyllur edhe stërvitjen e fundit para ndeshjes së të martës mbrëma ndaj The New Saints.
Skuadra është dukur në formë të mirë dhe e çlodhur nga udhëtimi për në shtetin e Uellsit, duke performuar me intensitet të lartë në stërvitjet e sotme.
Atmosferë e mirë qëndron edhe në shtabin teknik, përveq asaj te futbollistët.
Të martën, me fillim prej orës 20:00, në kohën lokale të Kosovës, fillon takimi mes The New Saints dhe Feronikeli.
Kujtojmë që kjo xhiro e UEFA Champions luhet me dy ndeshje, prandaj rezultati i takimit të parë është tejet i rëndësishëm për ndeshjen e kthimit në Prishtinë./Gazeta Alo