Përveç Prishtinës, një tjetër ekip elitar ndeshjet si vendas mund t’i luajë në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.
Fjala është për Flamurtari. Kryesia e klubit ka bërë kërkesë që të gjitha ndeshjet si vendas t’i zhvillojë në këtë impiant meqenëse i takojnë kryeqytetit.
Mbetet të shihet se cila do të jetë përgjigja për Flamurtarin, por nëse kërkesa e tyre miratohet, atëherë ndeshja me Trepçës ’89 do të luhej në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.
1