Fjalë Kyçe

Skuadrat e Superligës vijnë me miqësore tejet interesante

Skuadrat e Superligës vijnë me miqësore tejet interesante

Ballkani – Llapi është njëri ndër nga duelet më interesante miqësore që priten të zhvillohen këtë të shtunë nga skuadrat e Superligës, shkruan Gazetasheshi.com.

Ekipi i Ismet Munishit që zhvillon miqësoren e tretë pas Feronikelit (Fitore 1-0) dhe Trepçës ’89 (Barazim 1-1) përballet me ekipin e Tahir Batatinës që sot do të ndodhet pranë provës së parë që nga fillimi i fazës përgatitore dhe ndryshimeve të shumta në organikë.

Dueli zhvillohet nga ora 17:00 në stadiumin e qytetit në Therrandë.

Pak kilometra larg Therrandës një tjetër ekip i Superligës sot zhvillon duelin e parë kontrollues në fazën përgatitore.

Flamurtari i Artim Shaqirit do të përballet me Ulpianën në kryeqytet e fillim nga ora 17:00.

Në orar të njejtë por larg kilometra larg Kosovës, Gjilani i Gentjan Mezanit zhvillon miqësoren e parë.

Përballë ‘kuqebardhëve’ do të jetë Drita, jo ajo e Gjilanit, por e Bogovinës në duelin që pritet të startojë nga ora 17:00 në Bogovinë.

Njëherit gjilanasit përfundojnë qëndrimin shtatë ditorë në Mavrovë.