Fjalë Kyçe

Skulptura prej dylli e Dua Lipës në muzeun e famshëm “Madame Tussauds”

Skulptura prej dylli e Dua Lipës në muzeun e famshëm “Madame Tussauds”

Edhe këngëtares shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, i është krijuar një skulpturë prej dylli në muzeun e famshëm “Madame Tussauds” në Londër.

Dua Lipa e ka bërë të ditur këtë përmes një postimi në Instagram, ku edhe u fotografua pranë figurës së saj, shkruan lajmi.net.

Në këtë muze, gjenden skulpturat e yjeve me famë botërore, ndërsa tani skulptura e saj gjendet krah tyre.

Këngëtarja ishte e pranishme në ceremoninë private ku edhe u zbulua skulptura e saj.

Kujtojmë që Dua Lipa së fundi është shpallur “Artistja më e mirë e re” në “Grammy” dhe po ashtu fitoi në kategorinë “Kënga më e mirë në zhanrin dance”.