Fjalë Kyçe

Slavko Simiqin e votuan 91 deputetë për nënkryetar të Kuvendit

Slavko Simiqin e votuan 91 deputetë për nënkryetar të Kuvendit

Saranda Bogujevci, Bedri Hamza dhe Kujtim Shala janë zgjedhur nënkryetarë të Kuvendit të Kosovës.

Edhe Slavko Simiq nga Lista Serbe do të jetë nënkryetar i ri i Kuvendit të Kosovës, dhe rezultati i arritur për të është shumë befasues.

Simiq ka arritur t’i merrte 91 vota të deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Kujtomë se Kuvendi i Kosovës ka 120 ulëse, 100 prej të cilave janë të komunitetit shqiptar.

Simiq ka pasur qëndrime të ashpra kundër shtetit të Kosovës.

Në anën tjetër, Glauk Konjufca për kryetar të Kuvendit i mori 69 vota.

Konjufca u votua edhe nga deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti.