Fjalë Kyçe

Sllovenia do anëtarësim bllok të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE

Sllovenia do anëtarësim bllok të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE

Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor ka thënë se shteti i tij që mer presidencën e Bashkimit Evropian nga 1 Korriku e përkrah një qasje tjetër karshi antarësimit të gjashtë vendeve të Ballkanit Perendimor në BE.

Pahor nga Beogradi tha se disa çështje bilaterale që janë të ndjeshme mes shteteve në rajon do të zgjidheshin më lehtë ose do bëheshin të parëndësishme me hyrjen e përbashkët në Union të të gjitha vendeve në afatin më të shkurt të mundur, njofton Klan Kosova.

Nga konferenca e përbashkët me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, Pahor shtoi se për këtë beson në mirëkuptimin e gjitha vendeve anëtare të bllokut që janë 27.

Nga ana e tij, kreu i shtetit serb i cili e konfirmoi pjesëmarrjen në Samitin e Bërdos që e organizon Pahor me liderët e vendeve të perendimit të Ballkanit , tha se pala e tyre kanë bërë një ndërhyrje në dekleratën që pritet të lëshohet nga ai takim.

Vuciq, deklaroi se ata pajtohen me kaluzolën për mos ndryshimin e kufijëve por kjo sipas tij duhet të bëhet sipas rregullave të OKB-së dhe rezolutave që i nxjerrë Këshilli i Sigurimit.

Pahor të premtën ishte në Prishtinë nga ku tha se Lubjana zyrtare në asnjë formë nuk përkrah idenë e ndryshimit të kufijëve të gjashtë vendeve të rajonit, Kosovës, Serbisë, Maqedonisë së Veriut, Bosnjës, Shqipërisë e Malit të Zi.