Kryeshefi ekzekutiv i Postës së Kosovës, Xhevdet Smakiqi ka konfirmuar për IndeksOnline se është shkarkuar nga kjo pozitë.
Ai në një prononcim për IndeksOnline ka thënë se e kanë shkarkuar pa asnjë arsyje pasi s’kanë mundur t’ia vlerësojnë performacën.
Smakiqi tha se ky vendim Qeverisë do t’i kushtoj hiç më pak se 100 mijë euro pasi paralajmëroj se do të ngris padi.
“Po, është e vërtet që jam shkakuar, ka qenë shkarkim politik pa arsyje. Nuk kanë mundur të ma vlerësojnë performacën. Ky vendim do t’ë krijoj pasoja 100 mijë euro pasi do të ngris padi, më kanë ndërhy në kontratë, m’i kanë shkelur të drejtat”, tha ai.