Fjalë Kyçe

S’mjaftojnë votat e LDK-së dhe PDK-së, kryesuesi nuk zgjidhet në rundin e parë

S’mjaftojnë votat e LDK-së dhe PDK-së, kryesuesi nuk zgjidhet në rundin e parë

25 vota pro i ka marrë Fehmi Kupina i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Kuvendit Komunal të Prishtinës. Këto vota të rundit të parë s’janë të mjaftueshme për t’u zgjedhur kryesues, pasi për këtë duhen 26 vota.

Në votim kanë marrë pjesë 14 asamblistët e LDK-së, nëntë të PDK-së dhe nga një i Nismës dhe Lëvizjes për Bashkim.

Në sallë qëndruan por s’votuan asamblistët e VV-së, ndërsa ata të AAK-së dhe AKR-së lëshuan sallën.

Menjëherë ka nisur edhe rundi i dytë i votimit.