Fjalë Kyçe

Solari nuk e preferon “njeriun Champions”, Arsenali josh yllin e Realit

Solari nuk e preferon “njeriun Champions”, Arsenali josh yllin e Realit

Fakti që ai luan vetëm në Kupën e Mbretit e ka vënë në një situatë aspak pozitive portierin e Real Madridit, Keylor Navas, i konsideruar si “njeriu Champions” në tri sezonet e kaluara.

Ky i fundit duket i gatshëm që të marrë oferta për të nënshkruar me ekipe të tjera.

Deri tani, sipas medieve spanjolle, është Unai Emery, njeriu që po shtyn më shumë për të marrë shërbimet e tij. Edhe pse sezoni i Emery në “Emirates” është më shumë se i shkëlqyeshëm, realiteti është se portieri i tij, Leno, nuk ofron shumë garanci për të qenë në gjendje të luftojë për titullin e Premier League kundër “qytetarëve” të Guardiolës.

Portieri kostarikan, gjithashtu ka opsione në Francë dhe Itali, ndërsa “Los Blancos” duan që ta kenë si zëvendësues të Courtois, raporton telesporti.

Megjithatë, vetë Keylor Navas e konsideron si shumë të papërshtatsme situatën e vet në “Santiago Bernabeu”, ndaj po kërkon një ekip ku mund të luajë si titullar në të ardhmen.