Fjalë Kyçe

Solskjaer tregon ‘formulën’ e formës së mirë të Pogbas

Solskjaer tregon ‘formulën’ e formës së mirë të Pogbas

Me largimin e Jose Mourinhos, skuadrës së Manchester United po i rikthehet shkëlqimi.

Ardhja e Ole Gunnar Solskjaer në krye të skuadrës ka rikthyer fitoret, golat dhe Paul Pogban.

Mesfushori francez që kaloi momente aspak të mira me Manchester United, është shndërruar në lojtarin kryesor në vetëm dy ndeshje me trajnerin norvegjez.

Solskjaer nuk ka hezituar të flas për formulën e këtij suksesi, duke thënë se Pogba vetëm meriton të jetë i lirë në fushë dhe të shijojë lojën e tij.

“Ai duhet të lejohet të jetë i lirë në fushë, të shijojë futbollin, shumë e thjeshtë”, ka deklaruar Solskajer, përcjell ‘lajmi.net’.

“Ai është një kampion bote dhe një nga lojtarët më të mirë në botë kur është në formën e tij të mirë”