Trajneri i Man Utd ka shuar thashethemet për një largim të mundshëm të Pogbas nga Man Utd, shkruan Gazeta Alo
“Manchester Unitedi, historia, tradita dhe potenciali ynë do të jenë gjithnjë interesante për lojtarët. Por ne duhet të bëjmë më mirë, të marrim rezultate më të mira që të kualifikohemi në Ligën e Kampionëve dhe pastaj lojtarët do të donin të vinin këtu. Pogba? Ai nuk largohet, duam ta ndërtojmë skuadrën rreth tij.” ka deklaruar trajneri Ole Gunnar Solskjaer. /Gazeta Alo