Fjalë Kyçe

Sondazhi i fundit: Albin Kurti, kandidati më i preferuar për kryeministër

Sondazhi i fundit: Albin Kurti, kandidati më i preferuar për kryeministër

Albin Kurti prind bindshëm kundrejt kundërkandidatëve për pozitën e Kryeministrit të Kosovës.

Të paktën ky është rezultati i hulumtimit të fundit të opinionit publik të bërë nga UBO Consulting ku 44 % e të anketuarve e kanë zgjedhur Albin Kurtin.

Pas Albin Kurtit radhitet Avdullah Hoti me 12 %, derisa me 11 % janë Vjosa Osmani dhe Enver Hoxhaj.

Në pyetjen “Pavarësisht se cilën parti politike do ta votonit në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, kush mendoni se do të ishte personi më i duhur për pozitën e Kryeministrit të Kosovës?”, Ramush Haradinaj mori 6 %, Behgjet Pacolli 1% po aq sa edhe Fatmir Limaj, Isa Mustafa dhe Mimoza Kusari-Lila.

Këtë rezultat dhe 17 faqe të tjera të hulumtimit të fundit të opinionit publik të bërë nga UBO Consulting me të dhëna fort interesante mund t’i shihni sonte ekskluzivisht në Rubikon të Klan Kosovës me fillim nga ora 20: 45.