Fjalë Kyçe

Sondazhi i VV-së konfirmon se PSD përkrahet vetëm nga 3.1 për qind e votuesve

Sondazhi i VV-së konfirmon se PSD përkrahet vetëm nga 3.1 për qind e votuesve

Partia e Shpend Ahmetit nuk po mund të këndellet. PSD edhe në sondazhin e fundit ka dalë me 3.1 për qind të përkrahjes popullore në Kosovës.

Ky sondazh e ka nxjerr të parën LDK’në, VV’në të dytën dhe PDK’në të tretën. Mirë në këto matje ka dalë edhe Partia e Fatmir Limajt e cila do ta kalonte pragun.

Partia e Albin Kurtit e ka nxjerr keq Partinë Socialdemokrate të Shepnd Ahmetit në përkrahjen popullore. Aktualisht, sipas sondazhit të VV’së, PSD ka vetëm 3.1 për qind përkrahje popullore në Kosovë.

Sondazhi e ka nxjerr mirë Lidhjen Demokratike të Kosovës. E ka renditur të parën me një diferencë prej gati 4 për qind në raport me Vetëvendosjen.

LDK ka dalë 27.1 për qind, VV 22.6. Partinë e tretë e ka nxjerr PDK’në e Kadri Veselit me 20.5 për qind.

Mirë në këto matje ka dalë edhe Partia e Fatmir Limajt e cila llogaritet se mund të kalojë pragun e vetme. Është vlerësuar me 6.3 për qind të përkahjes popullore.

Keq në këto sondazhe ka dalë Partia e Kryeministrit Ramush Haradinajt, AAK’ja. Kjo parti, po të mbaheshin zgjedhjet këtë të dielën, do të votohej prej më pak se dhjetë për qind të votuesve.

Partia e Pacollit, si zakonisht, ka dalë me 1.2 për qind.

Alternativa e Mimoza Kusarit s’i ka marrë as një për qind.

Po ashtu, VV,  përmes një konference për media ka prezantuar rezultatet e një anketimi ku Albin Kurti ka dalë të jetë lideri më i përshtatshëm për kryeministër të Kosovës.

Sipas rezultateve të prezantuara nga VV, 19.7% e të anketuarve preferojnë Kurtin për kryeministër, i cili pasohet nga Kadri Veseli me 15.8%, Ramush Haradinaj me 14.9% dhe Isa Mustafa me 13.2%. Shpend Ahmeti, Fatmir Limaj, Mimoza Kusari dhe Behgjet Pacolli radhiten të fundit me 4.4%, 4.3%, 2.3%, dhe 1.4 % respektivisht.