Festivali i 57-të i Këngës në RTSH fillon sonte në skenën e Pallatit të Kongreseve.
Janë gjithsej 22 këngë që do të interpretohen këtë natë në mesin e të cilëve do të këndojë edhe këngëtarja, Soni Malaj, shkruan lajmi.net.
“Më e fortë”, mban titullin kënga e Malajt me të cilën do të prezantohet sonte ku po ashtu duket se është pretendente për të fituar që të vazhdojë më tej për ‘Eurosong 2018’.
Festivali do të prezantohet nga Viktor Zhusti dhe këngëtarja, Ana Gojla. Stafi realizues i këtij edicioni përbëhet nga drejtori i festivalit Martin Leka, drejtore artistike sopranoja Inva Mula, producent muzikor Sokol Marsi, skenarist Pandi Laço dhe regjisor Bledar Laço.
https://www.youtube.com/watch?v=OEFIv07reWk