Fjalë Kyçe

Sonte derbi i madh në Serie A

Sonte derbi i madh në Serie A

Sonte do të luhet një nga derbit më të mëdhenj në botën e futbollit, Milan – Inter.

Dy skuadrat e qytetit të Milanos do të vihen përballë njëra tjetrës, me fillim nga ora 20:45, secila me synimin e njëjtë, tri pikët, shkruan lajmi.net.

Inter e ka nisur diçka më mirë edicionin e ri në Serie A, duke marrë pikët maksimale nga tri xhirot e para (9), duke gëzuar kështu kreun e tabelës.

Përforcimet si Romelu Lukaku, Sensi por edhe Alexis Sanchez, kanë treguar paraqitje mjaft të mira, por edhe puna e trajnerit Antonio Conte është vërejtur.

Milan në anën tjetër ka lëshuar tri pikë në këto tri xhiro, dhe tani numëron gjashtë pikë nga tri ndeshje, shkruan lajmi.net.

Marco Giampaolo ka filluar të instalojë sistemin e tij të lojës, por duket se ka mjaft shumë punë tek ‘Rosoneri’.

Megjithatë, kemi qenë dëshmitarë se cilado qoftë forma e skuadrave, përballjet mes Inter dhe Milan kanë dhuruar gjithmonë spektakël. Njësoj pritet të ndodh sonte me fillim nga ora 20:45.