Fjalë Kyçe

Sonte do të ndizen qirinj para Teatrit Kombëtar në nderim të viktimave të aksidentit tragjik

Sonte do të ndizen qirinj para Teatrit Kombëtar në nderim të viktimave të aksidentit tragjik

Në nderim të bashkatdhetarëve që humbën jetën në aksidentin tragjik të mëngjesit të sotëm në Kroaci do të ndizen qirinjtë para Teatrit Kombëtar në Prishtinë.

Kështu ka njoftuar Qeveria e Kosovës përmes një postimi në Facebook.

“Në nderim të bashkatdhetarëve tonë që humbën jetën në aksidentin tragjik të mëngjesit të sotëm në Kroaci, së bashku le të bëjmë homazhe me ndezje të qirinjëve para Teatrit Kombëtar në Prishtinë, sonte, nga ora 21:00“, thuhet në njoftim.

Në aksidentin e sotëm që ndodhi në Brod të Kroacisë, 10 persona vdiqën, kurse 45 persona janë lënduar.

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq u shpreh se për një kohë të gjatë nuk kanë pasë ndonjë aksident të rëndë si ky i autobusit me kosovarë.