Fjalë Kyçe

Sonte Grammy Awards, Dua Lipa e nominuar në dy kategori

Sonte Grammy Awards, Dua Lipa e nominuar në dy kategori

Sonte do të mbahet ceremonia e ndarjes së çmimeve ‘Grammy Awards’,shkruan GazetaAlo.

Ceremonia fillon sonte pas mesnatës, ku nikoqire e mbrëmjes do të jetë Alicia Keys.

Këngëtarja shqiptare Dua Lipa është e nominuar në dy kategori, atë “Artistja më e mirë e re” dhe “Kënga më e mirë e zhanrit Dance” me këngën Electricity.

Ajo po ashtu do të përformojë sonte në këtë skenë madhështore.

Dua Lipa ka hyrë në histori tashmë si artistja më e suksesshme shqiptare, pasi që nominimi për Grammy Awards është arritja më e madhe në karrierën e një artisti në botë./GazetaAlo/