Toskanë, me batutën gjithmonë gati dhe një ironi thumbuese. Por gabon rëndë ai apo ato që guxojnë t’u prekin skuadrat respektive… Mes një mijë arsyeve të Juventus-Inter nuk mund të kalojë në plan të dytë sfida në distancë mes dy trajnerëve: Allegri kundër Spallettit, edhe një herë tjetër në luftë për një tjetër përballje për katet e larta të renditjes.
Paradoksalisht është një përballje më delikate për trajnerin zikaltër, sepse pavarësisht rezultatit, paraqitja e skuadrës së tij mund të japë përgjigje të rëndësishme në optikën e së ardhmes, por akoma më shumë të konfirmojë dimensionin aktual dhe real të tyre. Juventusi nuk duket se njeh dhe u frikësohet pengesave gjatë rrugës, por Spalletti është një ndër ata persona që nuk pranon lehtësisht humbjen.
Dhe këtë e konfirmoi qartë në verë: “Askush nuk mund të na bëjë të ndihemi inferiorë pa marrë konsensusin tonë”. Referimi, edhe pse pa emra të përveçëm, i kushtohet pikërisht “bandës” bardhezi. Vitin e kaluar, në Torino, Spalletti i detyroi barazimin pa gola Allegrit, duke i bllokuar të gjitha burimet e lojës Juventusit. Tani të gjithë interistët pyesin veten: po këtë herë çfarë do të shpikë?
Bilanci mes tyre
Dy trajnerët që do të jenë sot në mbrëmje përballë njëri-tjetrit, ose më saktë përkrahë, vlerësohen reciprokisht dhe thumbimet në distancë mes vitesh e konfirmojnë këtë. Bilanci, në profesionin si trajner, sheh Masimiliano Allegrin në avantazh me 4 fitore, kundrejt 3 të Luziano Spallettit, ndërsa dy takime të tjera kanë përfunduar në barazim. Madje, të dy janë përballur edhe në fushë si futbollistë, ndonëse vetëm në një rast. Ka qenë në Serinë C, në sezonin 1987-1988, në një sfidë Livorno-Specia. Maks ishte numri 10 i livornezëve, Luçiano 8-ta e ligurëve.
I pari shumë teknik, ndërsa i dyti një hamshor i papërmbajtshëm, por në fund ata që bënë festë ishin pikërisht skuadra e Spallettit, Specia, e cila fitonte 1-0 në shtëpinë e “Kontit Maks”. Dhe një fund i tillë do të kërkohet edhe sot, sepse në fjalorin e Spallettit nuk ekziston fjala “dorëzim”. Dhe Luçiano, ashtu siç bëri me Specian, kërkon që të tërheqë Interin e tij në arritjen që pak presin se mund të ndodhë përballë Juventusit të Masimilianos…