Manchester City dhe Chelsea do të përballen në kuadër të finales së Ligës së Kampionëve.
Manchester City ka arritur për herë të parë dhe ka rastin që të fitojë trofeun e parë të Ligës së Kampionëve në histori të klubit, shkruan lajmi.net.
Ndërsa Chelsea kishte arritur në finale në vitin 2008 ku u mposht nga Manchester United atëbotë dhe e fitoi trofeun në vitin 2012 kundër Bayern Munchen.
Lajm i mirë për Thomas Tuchel është se N’Golo Kante, Mateo Kovacic dhe Eduard Mendy janë të gatshëm për të luajtur në finale.
Ndërsa për Manchester Cityn, skuadra është e kompletuar, vetëm Ilkay Gundogan është në dyshim për t’u paraqitur në finale.
Finalja drejtohet nga gjyqtari spanjoll, Mateu Lahoz në “Estadio Do Dragao” të Portos dhe do të jetë nën praninë e tifozëve.
Orari i ndeshjes, Manchester City – Chelsea, ora 21:00.