Fjalë Kyçe

Sonte ndizen qirinj për shpirtin e bardhë të Leze Qenës

Sonte ndizen qirinj për shpirtin e bardhë të Leze Qenës

Leze Qena ishte ndër aktoret më të pëlqyera nga publiku shqiptar e cila u inkuadrua në fushën e aktrimit në moshë të re.

Karriera e saj si aktore bëri që të ketë numër të madh të fansave, duke e admiruar atë për punën dhe pozitivitetin që e ka shpërndarë për vite me radhë, shkruan Kosovarja.

Në mëngjesin e sotëm, aktroja e madhe ndërroj jetë duke lënë pas një krijimtari të pashlyeshme.
Lajmin për vdekjen e saj e morën më shumë pikëllim dashamirësit e saj, duke e kujtuar me fjalët më emocionuese që ekzistojnë.

Në shenjë ngushëllimi është shpërndarë një imazh duke bërë thirrje për ndezjen e qirinjve.

“Unë do të ndez një qiri në ballkonin e banesës sime! Bashkohu edhe ti! Sonte prej orës 20:00. Pusho në paqe Leze” është shkrimi i fotografisë.