I dërguari i posaçëm i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen është shprehur i kënaqur me kthimin e tij në Prishtinë sot, në vizitën e parë zyrtare që prej kur e mori këtë pozitë.
Ai tha se është i mahnitur nga përparimi që është bërë, ndërsa tregoi se me presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi kanë biseduar se sa shumë i ka sjellë Kosovës dialogu, por edhe për rëndësinë e Marrëveshjes së Ohrit.
“Jam i mahnitur nga përparimi i bërë që kur u largova. Gjatë ditës së parë, bisedova me Presidenten Vjosa Osmani, Kryeministrin Albin Kurti dhe Zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi për atë se sa shumë ka sjellë Dialogu për Kosovën, si të sigurohemi që ai të vazhdojë të japë rezultate dhe rëndësinë që ka Ohri për këtë proces”, shkroi Sorensen në X.