Fjalë Kyçe

Sot 5 të vdekur dhe 160 raste me coronavirus në Kosovë

Sot 5 të vdekur dhe 160 raste me coronavirus në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit si pasojë e COVID-19 kanë vdekur pesë persona dhe janë regjistruar 160 raste të reja.

Gjithashtu, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 1 mijë e 39 pacientë, ndërsa vazhdojnë të mbesin edhe 6 mijë e 751 raste aktive.

Gjatë 24 orëve të fundit janë vaksinuar 16 mijë e 339 persona, ndërsa numri total i dozave të administruara është 1 milion e 210 mijë e 128, ku prej tyre me dozën e parë janë vaksinuar 745 mijë e 573 njerëz, ndera me dozën e dytë 464 mijë e 555 mijë.