Fjalë Kyçe

Sot Albin Kurti në fushatë u shoqërua edhe nga vajza dhe vjehrra e tij

Sot Albin Kurti në fushatë u shoqërua edhe nga vajza dhe vjehrra e tij

Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur sot njërin prej organizimeve të saj elektorale në Suharekë.

Sikurse dje, Kurti ka qenë i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Rita. Por këtë të diel kandidati për Kryeministër nga Vetëvendosje i ka pasur krahët edhe më të fortë, njofton Klan Kosova.

Kanë qenë vajza e tij Lea dhe vjehrra e tij që e kanë shoqëruar atë derisa ka prezantuar programin e tij me të cilin synon ta qeverisë vendin.

Që ka qenë nëna e gruas së Kurtit në organizimin e sotëm është konfirmuar për Klan Kosova nga zyra për media e Vetëvendosjes.