Labinot Gashi përmes një postimi në rrjete sociale, e ka kujtuar babain e tij me rastin e 10 vjetorit të vdekjes.
“Sot 10 vjet me pare mbetet dita ma e veshtire e jetes time. Ishte mengjesi i pare qe po e nisja pa ty Bab. Shume jam mendu at dite, e edhe ma shume ditve tjera mbas saj, duke e pyet veten se si do tmundem me ja dal pa ty. E kam ndje aq fort, cdo here, forcen tande, energjin qe ke dite me ma jap edhe kur fizikisht nuk tkisha afer. Edhe tash qe po e shkruj kete kujtim po e ndjeje pranin tende”, ka shkruar ndër të tjera Labi.
Moderatori e vazhdon shkrimin duke shtuar se meriten e gjithë sukseseve të tij e ka pikërisht babai i tij.