Fjalë Kyçe

Sot do të ketë mbyllje të përkohshme të një korsie të autostradës “Arbën Xhaferi”

Sot do të ketë mbyllje të përkohshme të një korsie të autostradës “Arbën Xhaferi”

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se sot në kuadër të Garës Ndërkombëtare të Çiklizmit, do të ketë mbyllje të përkohshme të një korsie të Autostradës “Arbën Xhaferi” nga hyrja/dalja në Lipjan në drejtim të Hanit të Elezit, deri në hyrjen-daljen në Bibaj.

Sipas njoftimit, koha e kufizimit fillon nga ora 13:00 deri në përfundim të garës e cila mbaron në ora 17:00.

“Gjatë kësaj periudhe, automjetet që qarkullojnë në drejtim të Hanit të Elezit do të orientohen të dalin nga autostrada në hyrje-daljen Lipjan dhe të vazhdojnë qarkullimin përmes rrugës nacionale Prishtinë – Hani
i Elezit. Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik, si dhe rekomandon respektimin e sinjalizimit të përkohshëm dhe udhëzimeve të Policisë së Kosovës”, thuhet në njoftim.