Fjalë Kyçe

Sot i jepet lamtumira e fundit Egzonit, i cili ndërroi jetë 9 muaj pas një aksidenti të rëndë

Sot i jepet lamtumira e fundit Egzonit, i cili ndërroi jetë 9 muaj pas një aksidenti të rëndë

9 muaj pasi pësoi një aksident të rëndë Egzon Kryeziu ka ndërruar jetë dje në Stamboll atje ku ishte duke “luftuar” ndaj plagëve të rënda që mori nga ai aksident.

Ai pritet që të varroset sot në varrezat e Prishtinës në Dragodan. Lajmin e ka bërë të ditur babai i tij Ramë Kryeziu.

Kujtojmë që nga ky aksident i rëndë kanë humbur jetën edhe dy vajza të cilat ishin kolege të Egzonit.

Më poshtë e gjeni njoftimin e babait të tij: