Fjalë Kyçe

‘Sot ishte ditë e mirë’ – pas aktivitetit në Tiranë, Dua publikon imazhe relaksi me të dashurin

‘Sot ishte ditë e mirë’ – pas aktivitetit në Tiranë, Dua publikon imazhe relaksi me të dashurin

Shqiptarja me famë botërore, Dua Lipa, befasoi me udhëtimin drejt Shqipërisë gjatë ditës së premte.

Ylli i muzikës pop kishte udhëtuar drejt Tiranës me familjarët e saj dhe të dashurin, Anwar Hadid.

Me këtë rast, ajo u prit nga kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku Erion Veliaj, ndërsa më pas ka bërë disa aktivitete.

Në mesin e tyre ishte edhe vizita për të shikuar nga afër punimet në ‘Sunny Hill Kindergarten’ në qendër të qytetit që mbështete nga fondacioni i saj.

Më pas, ajo i ka shijuar disa momente relaksi me të dashurin e saj, ndërsa i ka publikuar edhe disa fotografi të përbashkëta.

“Sot ishte ditë e mirë”, ka shkruar këngëtarja në përshkrimin e fotografive të publikuara në Instagram.