Temperaturat maksimale sot kanë lëvizur nga 13 gradë në rrafshin e Kosovës deri në 17 C° nē rrafshin e Dukagjinit. Besim Aliu nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se temperaturat pritet të ndryshojnë duke filluar nga dita e nesërme.
Situata meteorologjike parashihet të ndryshoj gjatë ditës së nesërme, duke filluar me vranësira mesatare deri të dendura. Këto vranësira herë herë do të shoqërohen me reshje shiu, kurse në viset e larta malore me reshje shiu e bore.
Kjo situatë meteorologjike vie si pasojë e masave të ajrit me presion të ulët atmosferik, të cilat kanë përfshirë gjithë territorin e Republikës së Kosovës. Gjithashtu nesër, parashihet të fryjë erë mesatare deri e fortë nga drejtimi i jugperëndimit.Kurse sa i përketë fushave termike, ato do të shënojnë rënie të lehta në të dy vlerat ekstreme.