Komireti Olimpik i Kosovës për herë të tretë me radhë do të organizojë ceremoninë Laureatët 2018, e cila sublimon të arriturat e sportistëve gjatë vitit praprapak, shkruanGazetaAlo.
Ceremonia mbahet sot në Restaurant Golden Imperial, që ndodhet në Veternik (prapa Shell-it, ish Al-Petrol) të Prishtinës dhe fillon në ora 17:15.
Juria Profesionale e Laureatëve 2018 ka bërë tashmë përzgjedhjen e Laureatëve, emrat e të cilëve do të publikohen gjatë ceremonisë.
Çmimet që do të ndahen janë: Sportistja e Vitit, Sportisti, Trajneri, Kombëtarja, Çmimi Special dhe Shpresa Olimpike në të dyja konkurrencat.
Në ceremoni pritet të jenë të pranishëm personalitetet më të larta sportive dhe shtetërore./GazetaAlo