Fjalë Kyçe

Sot mbesin pa ujë një pjesë e fshatrave Uglar dhe Bresje

Sot mbesin pa ujë një pjesë e fshatrave Uglar dhe Bresje

Kompania Rajonale e Ujit “Prishtina” ka njoftuar se të shtunën do të mbesin pa ujë të pijes dy fshatra.

Bëhet fjalë për një pjesë të fshatrave Uglar dhe Bresje.

KRU “Prishtina” ka njoftuar përmes një komunikate për media se të shtunën do të realizohen punime teknike ku do të zhvendoset gypi i ujit AC 350 mm në fshatin Bresje të Komunës së Fushë-Kosovës.

“Pa furnizim me ujë të pijshëm, pasnesër duke filluar nga ora 08:00-16:00 do të mbesin konsumatorët e një pjese të fshatit Uglar dhe Bresje ( pjesa te tregu). Realizimi i punimeve teknike po bëhet gjithnjë për një infrastrukturë më të mirë dhe më funksionale të ujit”, thuhet në njoftim.