Fjalë Kyçe

Sot merret vendimi për nënën që theri mësuesen

Sot merret vendimi për nënën që theri mësuesen

Të martën në shkollën fillore “7 Marsi”, një nënë theri tri herë me thikë mësuesen e fëmijës së saj.

Sot do të dalë para gjykatës D.B, e cila ka therur me thikë mësuesen Vlora Paci në shkollën “7 Marsi” në Prishtinë

Kjo është konfirmuar për lajmi.net nga kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Imer Beka.

“Sot ka raste gjyqësore. Sot, do të dalë para gjykatës”, ka thënë Beka.

Kujtojmë, se rasti në shkollën “7 Marsi” në Prishtinë ndodhi mëngjesin e së martës, ku D.B shkoi në shkollë pak para se të fillonte mësimi dhe i tha mësueses së ka për t’u konsultuar diçka me të, e në momentin kur ato ishin përballë njëra-tjetrës, ajo e theri mësuesen me thikë duke i shkaktuar tri plagë në trup.

Mësuesja Paci pas plagëve të marra është duke u trajtuar në QKUK.